Një anije mallrash me flamur Mongolez, e gjatë rreth 114 metra, është ndarë më dysh afër brigjeve turke në Detin e Zi.
 
Mediat turke raportojnë se ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e kaluar ndërsa 11 anëtarët e ekuipazhit janë shpëtuar nga roja bregdetare turke.
 
Anija “Leonardo” ishte prodhim i vitit 1975 dhe ende nuk dihen shkaqet e kësaj ngjarjeje që mund të kishte qënë katastrofike për ekuipazhin.
 
Me ndihmën e rimorkiatorëve turq pjesa kryesore e anijes është nxjerrë në breg, ndërsa gjysma tjetër është ende në det të hapur dhe ekspertët turq po punojnë për nxjerrjen e saj në breg.