Një çift nga perëndimi u rrëmbye nga talebanët në 2012-ën në një kohë kur gjendeshin në provincën Wardak të Afganistanit. Joshua Boyle 33 vjeç nga Toronto dhe gruaja e tij Caitlan Coleman 31 vjeç nga Pensilvania janë shfaqur pas 4 vitesh bashkë me dy fëmijët e tyre në një video pengmarrëse.
Coleman ishte 7 muajshe shtatëzënë përpara se të rrëmbehej bashkë me burrin e saj duke berë që fëmija më i madh të jetë 4 vjeç tashmë por ende nuk dihen rrethanat se si i kanë dhënë jetë fëmijës së tyre të dytë.
“Jemi duke jetuar një makth. Ne lutemi dhe kërkojmë që dikush do të kuptojë mizoritë që po na bëhen nga agresorët. Fëmijët e mi e kanë parë nënën e tyre gjatë gjithë kohës të ndotur, po rriten në kushte ekstreme”, ishin fjalët e gruas në videon e filmuar në 3 dhjetor por të postuar sot nga “Daily Mail”.
/Shqiptarja.com