VIDEO/Vajza goditet e “fluturon”
nga shkallët e metrosë së Berlinit

VIDEO/Vajza goditet e “fluturon”<br />nga shkallët e metrosë së Berlinit
Një video tronditëse ka qarkulluar ditët e fundit në mediat gjermane ku shihet se si një vajzë dhunohet në ambientet e një metroje në qytetin e Berlinit.

Ngjarja ka ndodhur në zonën e ‘Neukölln’, dhe i përket 27 tetorit të kaluar. Momentet e zbardhura vetëm një ditë më parë tregojnë se si një vajzë ndiqet nga katër të rinj në momentin që po zbriste e vetme shkallët e metrosë.

Njëri prej tyre i afrohet dhe e shkelmon pas shpine në mënyrë brutale duke e hedhur rreth 3-4 metra poshtë. Asaj i kanë ardhur në ndihmë njerëz që gjendeshin pranë duke e dërguar në spital ndërsa katër të rinjtë janë larguar ngadalë, pa u shqetësuar.

Pamjet filmike të cilat janë përhapur nëpër rrejte sociale me shpejtësi, kanë shkaktuar polemika mes komentuesve, disa prej të cilëve mendojë se është një video e montuar.

Policia po heton ngjarjen si dhe është vënë në kërkim të katër personave që vazhdojnë të enden rrugëve të lirë. Më poshtë video. 

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Skënder Minxhozi: Salianji i shpëtoi faqen PD (dhe vetes)

Skënder Minxhozi: Salianji i shpëtoi faqen PD (dhe vetes)