Cadiz dhe Mallorca luajnë për raundin e 33-të në La Liga. Dueli u zhbllokua pas 12 minutave lojë nga Vedat Muriqi për miqtë. Një krosim nga krahu i djathtë i sulmit bëri që sulmuesi i Kosovës të kërcente me një veprim të bukur dhe me kokë ta dërgonte sferën në rrjetë për herë të gjashtë këtë sezon.
Golat e tij janë të rëndësishëm për ekipin pasi ishullorët janë në garë për mbijetesën. Në pjesën e dytë Cadizi vendas barazoi me Ramos në minutën e 59-të.
???? A powerful header from Vedat Muriqi gives Mallorca the lead!
????☠️ Happy to see El Pirata back to his scoring ways.pic.twitter.com/KHfPpR0tAS— Kosovo Football ???????? (@FootballKosovo) April 28, 2024