TIRANE-Vijojnë punimet për ndërtimin e stadiumit ‘Arena Kombëtare’. Federata Shqiptare e Futbollit ka postuar një video duke treguar ecurinë e punimeve për ndërtimin e impiantit modern në Shqipëri.

‘Shtëpia’ e re e kombëtares ka marrë një formë thuajse të plotë sa i përket tribunave. Pas përfundimit të tribunave dhe vendosjes së stolave do të kryhen punimet për fushën.