Tirane- Gjykata e Tiranës caktoi masën e sigurisë arrest me burg për oficerin e policisë së Komisariatit nr 2, Shkëlqim Dukaj dhe vëllait të tij Florian Dukaj të arrestuar për vrasjen e ndërtuesit Eduart Reci në Tiranë.
Report Tv dhe Shqiptarja.com sjell pamjet nga seanca e vlerësimit të masës së sigurisë. Dy vëllezërit nuk e kanë pranuar akuzën në gjykatë por kanë deklaruar se nuk kanë lidhje me ngjarjen.
Biznesmeni Eduart Reçi u vra rreth orës 23:00 të së mërkurës, (13 nëntor 2024), poshtë pallatit ku jetonte, të cilin e ka ndërtuar vet, në rrugën "Faik Konica" në Tiranë, përballë Fakultetit të Histori-Filologjisë. 52 vjeçari ndërroi jetë në spital.
Burimet i thanë Report Tv se i dyshuari kryesor, Shkëlqim Dukaj, polic në Komisariatin nr 2 në Tiranë, nuk ka pranuar të japë asnjë deklaratë para kolegëve të tij që po hetojnë vrasjen. Ndryshe nga ai, vëllai tjetër, Florian Dukaj, ka mohuar të ketë dijeni apo lidhje me ekzekutimin e biznesmenit, duke pretenduar se nuk e është pjesë e ngjarjes.
Dy vëllezërit u morën në pyetje veçmas njëri-tjetrit, me synimin për të mos ndikuar në dëshmi. Pavarësisht deklaratës së mohimit që ka bërë Shkëlqim Dukaj, policia thotë se ka prova të mjaftueshme që i implikojnë dy si autorë në ngjarje.
Lajmi ne perditesim...