Bundesliga gjermane e futbollit zhvilloi disa nga ndeshjet e javës së 15-të. Bochum fitoi 0-1 me Augsburg në transfertë, Bayer Leverkuesen me Alonson në stol fitoi 2-0 me Stuttgart duke iu larguar zonës së ftohtë, Hertha mundi 2-0 Koln në Berlin, teksa Wolfsburg fitoi 1-2 me Hoffenheim. Leipzig mundi 1-2 Werder Bremen në transfertë. Bayern Munich fitoi 0-2 me Schalke në transfertë.
Në "Pre Zero Arena" Hoffenheim humbi 1-2 me Wolfsburg. Ujqërit "kafshuan" vendasit, teksa marrin fitoren e katërt radhazi në Bundesligë. Vendasit kaluan të parët në avantazh me Baumgartner në minutën e 42, para se Kabak në të 45+5 minutë me autogol të vendoste ekuilibrat. Në pjesën e dytë Baku i dha fitoren miqve të Niko Kovac. Wolfsburg me 23 pikë mban vendin e shtatë, teksa Hoffeinheim me 18 pikë bë vendin e dhjetë.
Në "Weserstadion" për javën e 15 në Bundesligë Werder Bremen u mund 1-2 nga Leipzig. Miqtë kaluan të parët në avantazh me Andre Silvën në të 13 minutë, teksa në pjesën e dytë Gross vendosi ekuilibrat. Do duhej minuta e 71 dhe Schlager që RB Leipzig të dilte me pikë të plota. Tanimë Leipzig me 28 pikë mban vendin e dytë në Bundesligë, duke ndjekur Bayernin kryesues. Bremen ndodhet në vendin e nëntë me 21 pikë.
Në "Veltins Arena" Bayer Munich fitoi 0-2 me Schalke 04 për javën e 15 në Bundesligë. Skuadra e Nagelsmann e mbyll vitin 2022 në krye të Bundesligës, me skuadrat që do marrin pushimet me nisjen e Botërorit të Katarit. Në sfidën e së shtunës vendosën golat e Gnabry në minutën e 38 dhe Choupo-Moting në minutën e 52. Me 34 pikë, Bayern Munich qëndron në krye të Bundesligës, gjashtë pikë më shumë se Leipzig ndjekës. Schalke me vetëm 9 pikë qëndron në vendin e fundit.
Rezultatet:
Augsburg 0-1 Bochum (Adjel 58')
Bayer Leverkusen 2-0 Stuttgart (Diaby 30', Tah 82')
Hertha Berlin 2-0 Koln (Kanga 9', Richter 54')
Hoffenheim 1-2 Wolfsburg (Baumgartner 42' / Kabak 45+5 (aut), Baku 56')
Werder Bremen 1-2 RB Leipzig (Gross 57' / An. Silva 13', Schlager 70')
Schalke 0 - 2 Bayern Munich (Gnabry 38', Choupo-Moting 52')
Renditja: