VIDEO/ Xhandarmëria rreh vëllain e
kryeministrit serb, doli kundër Gay

Andrej Vuçiç, vëllai i kryeministrit të Serbisë është rrahur nga xhandarmëria serbe ndërsa kishte dalë në sheshin Slavia për të protestuar kundër paradës së GAY-ve në qendër të Beogradit.

Mediat kanë publikuar video ku Vucic duket i gjakosur në fytyrë bashkë me dy pjestarë të sigurisë.

protestuesi

Kryeministri serb, në një konferencë të posacmë për media, pranoi para gazetarëve se kjo ishte dita e rëndë për familjen e tij pas brutalitetit të treguar të forcave të shtetit të tij.
 
“Kjo ishte dita më e vështirë për mua, por nuk jam këtu si një vëlla. Unë e dua vëllanë ti më shumë se çdo gjë në botë. Ai dhe dy truproja dolën me kokat e gjakosura dhe të lënduar”, -tha kryeministri serb Aleksandër Vuçiç në një konferencë për shtyp.
 
Ai tha se vëllai i tij Andrej Vuçiç dhe dy rojet e sigurisë kërkuan falje, ndërsa shtoi se nuk do të padisin pjesëtarët e xhandarmërisë serbe që i rrahën.
 
Vuçiç tha gjithashtu se i kupton pjesëtarët e xhandarmërisë që bënë këtë veprim, duke i “justifikuar” me fjalët: “E kuptoj shqetësimin dhe ankthin e tyre për shkak se ata kishin për të punuar...ata bënë diçka kundër bindjeve të tyre”.
 
Vucic i dha përgjigje dhe reagimeve të disa qytetarëve që thanë se ky ishte lajmi më i mirë që kishin dëgjuar. “Nuk uroj t’i ndodhë atyre kjo gjë...ne do të mbrojmë ata dhe familjet e tyre...Le t’i lëmë ata të mendojnë se gjithçka është OK nëse për ta ky është lajmi më i mirë që kanë dëgjuar. Detyra e vëllait tim është të dojë dhe respektojë vendin e tij”, tha Vuçiç.
 
Sipas informacioneve jozyrtare, Andrej Vuçiç, sëbashku me dy roje sigurimi, u rrahën dhe qëlluan nga xhandarmëria serbe, ndërsa tentuan të kalojnë në zonën e ndaluar nga policia në sheshin Slavia në Beograd. Vëllai i kryeministrit serb u transportua menjëherë në VMA.
 
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Janar, 10:25

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?



×

Lajmi i fundit

Efektivi bie nga lartësia e pallatit në Tiranë, dërgohet te Trauma! Nuk dihen shkaqet

Efektivi bie nga lartësia e pallatit në Tiranë, dërgohet te Trauma! Nuk dihen shkaqet