VIDEO/ Zëdhënëses ruse i bie telefoni në konferencë: Mos fol për sulmin me raketë balistike ndërkontinentale ndaj Ukrainës

VIDEO/ Zëdhënëses ruse i bie telefoni në konferencë: Mos fol për sulmin me raketë balistike ndërkontinentale ndaj Ukrainës

Maria Zakharova

Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme të Rusisë, Maria Zakharova, gjatë një konference për shtyp live të enjten, mori një telefonatë ku iu kërkua të mos komentonte lidhur me raportimet për një sulm me raketë balistike në Ukrainë. Ky moment u kap nga mikrofonët dhe u transmetua në video.

Ngjarja ndodhi pasi Ukraina akuzoi Rusinë për lëshimin e një rakete balistike ndërkontinentale drejt qytetit të Dnipros.

Ushtarakë rusë spekuluan se sulmi kishte si objektiv prodhuesin e teknologjisë hapësinore Pivdenmash, i njohur më parë si Yuzhmash.

“Masha,” dëgjohet një zë mashkullor që i drejtohet Zakharovës në telefon, duke përdorur një formë përkëdhelëse të emrit të saj. “Për sulmin me raketë balistike ndaj ‘Yuzhmash’, për të cilin kanë nisur të flasin perëndimorët, nuk japim asnjë koment,” shtoi zëri.

Më vonë, në një deklaratë për agjencinë shtetërore ruse të lajmeve TASS, Zakharova tha se telefonata kishte për qëllim të sqaronte nëse ministria e jashtme mund të trajtonte këtë temë.

“Unë u konsultova me ekspertët për të kuptuar nëse kjo temë ishte e jona. Përgjigjja erdhi gjatë konferencës: Ministria e Jashtme nuk komenton. Pra, nuk ka asgjë për të interpretuar,” deklaroi ajo.

Forcat ajrore ukrainase raportuan më herët se Rusia kishte lëshuar disa lloje raketash drejt Dnipros atë mëngjes, përfshirë për herë të parë një raketë balistike ndërkontinentale që nga fillimi i konfliktit.

Një burim nga forcat ajrore të Ukrainës i tha agjencisë AFP se ishte “e qartë” që raketa, e cila është projektuar për të mbajtur koka luftarake konvencionale dhe bërthamore, nuk mbante ngarkesë bërthamore në këtë rast.

K.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Itali/ Zbulohet 'streha e kokainës', gjenden 76 kg drogë, pakot dorëzoheshin me furgon! Mes 2 të arrestuarve 1 shqiptar

Itali/ Zbulohet 'streha e kokainës', gjenden 76 kg drogë, pakot dorëzoheshin me furgon! Mes 2 të arrestuarve 1 shqiptar