Edhe këtë vit ashtu si vitin e kaluar “Video Festi” do të mbahet në sallën “1 Tetori” në Prishtinë dhe në sallë do të jenë rreth 1000 mysafirë VIP të cilët fillimisht do të parakalojnë në tapetin e kuq. Mysafirët do të jenë këngëtarë, aktorë, politikanë, ambasadorë, redaktorë të mediumeve më të mëdha. Këtë vit për herë të parë “Video Festi” do të transmetohet edhe në Shqipëri e Maqedoni.

Në Kosovë do të transmetohet në “RTV 21”, në Shqipëri në “Vizion Plus”, ndërsa në Maqedoni në “Alsat”. Në skenën e “Video Festit” do të ngjiten një numër i madh i artistëve, mes të cilëve: Nora Istrefi, Adrijan Gaxha, Leonora Jakupi, Marigona, Tuna, Adelina Tahiri, Rovena Dilo, Soni, Ardian Bujupi, Albërije Hadërgjonaj e shumë të tjerë. Këta personazhe do të dalin në skenë për të performuar apo për të ndarë çmime.
/Shqiptarja.com