VIDEO+FOTO/ Pamje të frikshme, drejtuesi humbet kontrollin, merr para 4 makina të tjera në Berat! Drejtuesi largohet, lë pasagjerin të plagosur në vendngjarje, dërgohet te Trauma

Një aksident i rëndë me pasojë plagosjen e një personi ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Berat. Një makinë tip BMW ka humbur kontrollin dhe ka marrë para 4 automjete të tjera që ishin të parkuara në rrugë.

Drejtuesi i mjetit BMW me targa AA 838 UD, Ervis Domaxeti pasi pasidentit është larguar nga vendi i ngjarjes në këmbë duke lënë pasagjerin që kishte me vete të plagosur në vendin ngjarjes. Nga aksidenti ka mbetur i plagosur shtetasi Eri Ilia, 38-vjeç, i cili ishte pasagjer në makinë tip BMW. Ai ndodhet në gjendje të rëndë dhe është dërguar drejt spitalit të Traumës në Tiranë.

Shkak i aksidentit dyshohet se ka qenë shpejtësia e madhe duke bërë që drejtuesi të humbasë kontrollin. Aksidenti i rëndë ka ndodhur në aksin rrugor Berat-Uznovë në afërsi të Spitalit të Beratit.

Përplasja ka qenë tepër e madhe sa makina  tip BMW është shkatërruar tërësisht në pjesën e përparme, por edhe mjetet e tjera të parkuara kanë pësuar dëme të konsiderueshme.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes për zbardhjen e plotë të aksidentit dhe kapjen e drejtuesit, i cili është larguar në këmbë nga vendi i ngjarjes.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Njoni: 29/01/2021 08:19

    Ka qenë duke bo "Live" në istagrom se sot kshu bohet edhe kur shkon në hale. Leni pa lekë pa telefon pa makin dhe janë si pula të lagme, jepi i gjo me 4 rrota, dy lekë në xhep dhe nji iphon dhe fryhen. Nivel shumë i lartë injorance.

    Përgjigju
  • Yyy: 29/01/2021 08:18

    O komentues me iniciale xxxx ç'fare fajit ka pasagjeri qe ti komento te kishin vdekur te dy!.

    Përgjigju
  • Emigranti: 29/01/2021 06:09

    Ja pra nji tjeter rast me BMW qendroni larg shoferave te BMW njihen si tipa problematik ne te gjth boten

    Përgjigju
  • XXXX: 29/01/2021 00:16

    Te kishin vdekur te dy ne vend do ishte mire fare. Fshataret e qelbur.

    Përgjigju
    • Berat: 29/01/2021 08:13

      O ti xporno nga e di ti qe jan fshatar apo jan nga fahati jot

  • Tmerr: 28/01/2021 23:43

    Nuk jetohet ne ket vend te gjith nipat e mafiozave e nipat e pushtetareve ecin ne qytet me shpejtesi marramendse

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut, numërohen mbi 90 përqind të votave! Kandidatja e VMRO-së kryeson bindshëm, ku renditën shqiptarët

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut, numërohen mbi 90 përqind të votave! Kandidatja e VMRO-së kryeson bindshëm, ku renditën shqiptarët