Tirane- Nisma e ndërmarrë nga aktorët për heqjen e videos së dhunës në pallatin mbretëror nën moton "Nesër mund të jesh ti' nuk është peticion por një thirrje e ndërmarrë në rrjetet sociale për të cilën ka gjetur dhe përkrahjen e shumë aktorëve që kanë bërë share duke u solidarizuar me kërkesën e Elias dhe Princ Lekës për të fshirë këtë video.
Një nga aktoret që mbështeti nismën online, Iris Canaj, u shpreh për Rovena Nezirin se nuk ka peticion drejtuar AMA-s, është thjesht një qëndrim i artistëve në kuadër të 8 marsit. Ndërsa gazetari Erblin Jaku shtoi se kjo nuk është serioze
Pjesë nga debati:
Iris Canaj: Dhe situata të tilla duhen dënuar. Secili prej nesh mban qëndrim ndaj aktualitetit në platformat që munden. Kjo është një formë që ishte më e prekshme ndaj atyre që e njohin personalisht Elian. Jemi mësuar se nëse ti akumulon zemërini ti do të shpërthesh. Por nëse e promovon më shumë zemërimin dhe flet më shumë rreth tij, ai shtohet. Media ka detyrën dhe etikën e vet për të kuruar imazhet dhe për të mos transmetuar çdo gjë.
Erblin Jaku: Këto imazhe që të gjithë e kemi parë, nuk na lë përshtypje të mirë. Flitet për ca njerëz që i njohim dhe personalisht. Nuk të vjen mirë nga pamje të tilla. Kanë pasur një qasje pozitive me publikun. Çfarë mua më shqetëson në rastin e peticionit. Problemi, po lexoja ku u publikua ky peticioni. Nuk citon askush burimin. Janë elemente serioze. Pastaj bëhet debati banal, një thotë nuk e njoh, një thotë nuk kam firmos.
Canaj: Është një qëndrim që secili prej nesh e ka mbajtur.
Jaku: Nuk është peticion.
Canaj: Është një nismë, që kushdo prej nesh do ta marri. Është qëndrimi jonë në kuadër të 8 marsit. Secila prej nesh ka mbajtur qëndrim në rrjetet sociale,.
Rovena: Nuk ka patur kërkesë për AMA-n?
Canaj: Mesa di unë jo.
Jaku: Me këtë lloj konteksti, duket si muhabet shoqërie. Hajde se jemi një komunitet dhe mbrojmë njëri-tjetrin. Nuk është metoda e duhur.
144 artistë u bën bashkë pas publimit të videos së sherrit në pallatin mbretëror, ku kërkonin reagim nga AMA dhe institucione përgjegjëse. Solidarizimi i artistëve kërkonte të hiqej video e Princit Leka me Elia Zaharian, pasi sipas tyre hidhej baltë mbi një grua.
Princ Leka dhe Elia Zaharia janë në një proces divorci dhe tashmë jetojnë të ndarë. Ata u bënë protagonist, kur më datë 6 mars u publikua video brenda pallatit mbretëror. Secili prej tyre pretendon se është ushtruar dhunë. Elia akuzon princin se ka dhunuar babanë e saj, ndërsa princi në kallëzim ku ka dorëzuar dhe videon që u bë virale, pretendon se është dhunuar nga babai i Elias dhe nuk e ka lënë të takohet me vajzën e tij.