TIRANE - Jehona e bukurisë së turizmit shqiptar, dalë ngadalë po përhapet dhe gjithnjë e më shumë media i kanë kushtuar reportazhe bukurisë së natyrës shqiptare. Këtë radhë ka qenë Ambasada e SHBA-së në Tiranë, e cila ka postuar në rrjetet sociale, një video ku promovon bukuritë e turizmit shqiptar.
Video e postuar, në fakt shoqërohet me fjalët se është National Geographic dhe USAID – Agjensia amerikane për zhvillim ndërkombëtar, të cilën promovojnë bukuritë e natyrës shqiptare.
Në video, shfaqen turistët e huaj të cilët kanë zgjedhur të bëjnë rafting në lumin e Vjosës në Përmet. Një nga organizatorët e rafting shprehet mjaft e lumtur, ndërsa shtojnë se bukuritë e virgjëra, mund të gjenden vetëm në Shqipëri.
“Nuk mund ta shprehni me fjalë bukurinë e natyrës shqiptare, por duhet të vini dhe ta vizitoni vetë. Ju ftojmë të gjithëve të vini dhe vizitoni Shqipërinë, pasi ju do të vini, dhe do të thoni se nuk e dija që Shqipëria të ishte një vend kaq i bukur.” shprehen organizatorja.
Kjo nuk është hera e parë që ndërkombëtarët promovojnë bukuritë e natyrës shqiptare. Teksa jemi në kulmin e sezonit veror, shumë media ndërkombëtare prestigjoze, së fundmi edhe ato serbe, kanë vlerësuar bukuritë e natyrës shqiptare.
/Shqiptarja.com