Gillian Panasewicz, e cila është nga Arizona, ka kapur një seri fotosh mahnitëse, që tregojnë gjitarin gjigand, që duket sikur vjen nga lart si një anije e stërmadhe.
Fatmirësisht, as balena dhe as ata që ishin në varkë nuk janë dëmtuar.
Agjensia kanadeze “Globe and Mail” raporton se Panaseëicz ka qenë me pushime në vend kur ka fotografuar balenën ndodhej në një varkë aty pranë.
Ajo ka arritur të kapë disa imazhe të tjera mahnitëse te balenës e cila vërshonte mbi nje varkë të vogël peshkimi. Balena është e llojit Humpbacks, të cilat janë ndër më të lehtat per t’u njohur për shkak të bishtit të tyre të gjatë.
Ata e marrin emrin nga një gungë, e cila është veçanërisht e dukshme kur gjitari harkon shpinën dhe bëhet gati për zhytje. Humpback mund të arrijë një gjatësi maksimale prej 15-18 metra dhe peshon deri në 40 tonë. Gjatë kulmit të aktivititetit të industrisë, gjuetia e balenave në 1960 dhe 70, bëri që numri i tyre të binte në mënyrë dramatike edhe pse tani ky lloj është i mbrojtur. Ato ende konsiderohen si një specie e rrezikuar nga ambientalistët detare.