FRANCË – Pas humbjes së Nantes ndaj Marsejës, Lorik Cana është sulmuar nga një tifoz.
Tifozi reagoi në këtë mënyrë pasi tifozët e Marsejës thirrën emrin e ish-kapitenit të ekipit të tyre gjatë ndeshjes.
Për sharjet e tifozit, Cana u ndje i fyer dhe nuk e përmbajti dot veten.
Kapiteni i kombëtares shtyu shokun e ekipit, Yacine Bammou, i cili po përpiqje ta qetësonte.
Cana iu afrua tifozit dhe me gjeste i ktheu atij "përgjigje". Pas kësaj tifozi u largua nga shkallët e stadiumit.
Cana ka luajtur për Olimpikun e Marsejës në vitet 2005-2009, duke zhvilluar 75 ndeshje.
“Jam krenar për ekipin kombëtar, që nuk ka të krahasuar me klubin. Shqipëria u kualifikua për në Euro 2016, që është gjëja më e jashtëzakonshme në karrierën time”, u shpreh Cana.
Për Marsejën, ai tha se ka mbështetur këtë ekip që në moshë të vogël. “Të vishja bluzën e Marsejës dhe të isha kapiten ishte realizim i një ëndrre. Ato janë vitet më të mira të karrierës sime”, komentoi kapiteni para ndeshjes.
Redaksia Online
(f.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

Bammou a voulu retenir Cana et puis on l'a perdu pic.twitter.com/fxnQaZa4ht
— philippe (@philousports) November 1, 2015
Redaksia Online
(f.s/shqiptarja.com)