TIRANE - Mijëra besimtarë, mbushur bulevardin qëndror të kryeqytetit, për të festuar Kurban Bajramin. Në mungesë të Xhamisë së Madhe, edhe këtë vit besimtarët u detyruan që të falen në ambient të hapur, në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, dhe kjo me sa duket do jetë hera e fundit.
Kjo pasi, siç thekosi kryeministri, në nëntor do të nisë ndërtimi i xhamisë së Namazgjasë, dhe pas kësaj, më në fund besimtarët myslimanë nuk do të jenë të detyruar të zënë vend në bulevard.
Krahas kësaj, numri i lartë i besimtarëve, na ka risjellë në vëmendje, pamjet e mikpritjes që shqiptarët pa dallim feje i bënë Papa Françeskut më 21 shtator të këtij viti.
Në këtë ditë, të gjithë besimtarët myslimanë, mblidhen pa dallim ngjyre, pasurie, apo shtrese, ku i luten Zotit për paqe e mbarësi për të gjithë botën.
Edhe një herë shqiptarët, dhanë mesazhin e tyre të bashkëjetesës fetare, gjë të cilën vlerësoi dhe shpërndau edhe për mbarë botën Ati i Shenjtë, gjatë vizitës së tij.
Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO