VIDEOLAJM/ Fitoi betejën me COVID, Violeta Zhupa: Mjekët më rikthyen te nipi dhe mbesa! Apel të gjithëve të besojnë te bluzat e bardha

Violeta Zhupa është një gjyshe nga Tirana, e cila ka fituar betejën me COVID dhe tashmë është rikthyer dashurive të saj, nipit dhe mbesës.

Në një rrëfim emocionues ajo tregon eksperiencën e saj në luftë me koronavirusin. Në videon e publikuar nga Kryeministri Rama, Violeta teksa falënderon të gjithë mjekët për shërbimin e jashtëzakonshëm që ajo kujdeset disa herë ta nënvizojë, i bën apel të gjithëve që të mos neglizhojnë simptomat dhe të shkojnë menjëherë në spitale.

"Jam Violeta Zhupa, banuese në Tiranë. Para një muaji e gjysmë më preku COVID. Fillimisht u infektua bashkëshorti, i cili nuk e pati gjendje aq të rëndë. Ai u mjekua nga mjekja e familjes e cila bëri një punë shumë të madhe, Violeta Kacorri. Pas disa ditësh prekem unë. U rëndova shumë dhe menjëherë mora 127-n. Mu përgjigjen për disa sekonda. Një shpejtësi e paparë. Më mori ambulanca se unë kisha nevojë për oksigjen.

Por unë kisha besim te doktorët në spital. Dhe më kanë marrë për disa sekonda. Më kanë çuar me një shpejtësi të madhe. Fillimisht më çuan në urgjencë. Aty doktorët ishin shumë të gatshëm. Prandaj u them të gjithëve kini besim te doktori, mos rrini në familje se do përkeqësoheni dhe kjo është një sëmundje që të ha pabesisht.

Menjëherë më çuan në katin e tretë. Më shërbyen Doktor Edmond Puci, po kështu Najada Çomo, një doktoreshë e përkryer. Kishin vetëm dy të sëmurë në dorë, dhe jo 3-4 siç thonë. Po kështu edhe doktoresha Ermira Muça. Të tre këta doktorë me të gjithë infermierët u rrinin të sëmurëve te koka.

I ftoj të gjithë njerëzit të drejtohen te spitalet. I falënderoj të gjithë, doktorëve, infermierëve, Najadës, Edmondit, Ermirës dhe të gjitha infermierëve që edhe më ushqyen disa ditë pasi unë nga oksigjeni nuk ushqehesha dot", thotë Violeta Zhupa, teksa në fund tregon edhe marrëdhënien e veçantë me nipin dhe mbesën.

"Unë kam një nip dhe një mbesë. Bëj shumë pas tyre. Vajza është në klasën e katërt dhe djali është në parashkollor. Vajza është edhe pjaniste. Dua prapë të kthehem dhe t'i çoj në shkollë. Falë doktorëve unë u bëra prapë që të vete pas mbesës dhe nipit", përfundon ajo.

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Dorjana: 05/12/2020 17:14

    Faleminderit shume bluzave te bardha . Qofshin plote shendet dhe mbarsi ne familjet e tyre

    Përgjigju
  • Greldi: 05/12/2020 17:10

    Sherim te mbare per gjithe gjysherit shqiptare

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Mandarinat nga Shqipëria me mbetje pesticidesh kthehen mbrasht nga BE, ja çfarë dihet deri tani, reagon ministria e Bujqësië

Mandarinat nga Shqipëria me mbetje pesticidesh kthehen mbrasht nga BE, ja çfarë dihet deri tani, reagon ministria e Bujqësië