Vërshimi i ujrave të lumit Mat si pasojë e shkarkimeve nga hidrocantralet e Ulzës dhe Shkopetit, rrezikon edhe Rrugën e Kombit. Traseja e këtij aksi rrugor, ka filluar të gërryhet si pasojë e prurjeve të lumit në afërsi të fshatit Skuraj.

lumi mat

lumi mat
 
Për këtë, ka ndërhyrë me urgjencë Shtabi i Emergjencave Civile ku janë angazhuar disa mjete të tonazhit të rëndë të cilët po hedhin gurë dhe inerte për të ndalur gërryerjet e mëtejshme të trasesë.
 
Për të monitoruar situatën ka dalë në terren edhe Prefekti i Lezhës Altin Jaku si dhe Kryetari i Bashkisë së Kurbinit Artuar Bardhi, të cilët janë shprehur se  po punohet intensivisht për të ndalur gërryerjet e lumit.

lumi mat

lumi mat

Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)