VIDEOLAJM/Ja harta që ju tregon
si të shkoni në “Bunk’art”

VIDEOLAJM/Ja harta që ju tregon<br />si të shkoni në “Bunk’art”
TIRANE- Nga kjo e shtunë e deri në fund të dhjetorit, kushdo mund të shuajë kureshtjen për “Bunk’art” dhe periudhën e historisë së Shqipërisë qoi përket ky bunker. Bunkeri i kthyer në një ekspozitë-muze mund të vizitohet falas nga qytetarët, nga ora 09:00 deri në 16:00.

Bunkeri do të jetë i hapur çdo ditë nga ora 09.00, kohë kur bëhet nisja e parë me autobus nga Hotel Tirana. Ndërsa për ditën e diel nisa më autobus bëhet duke filluar nga ora 11.00.

Itinerari që do të ndjekë autobusi do të jetë ky: Nisja nga qendra e Tiranës, duke vijuar në rrugën e Dibrës, më pas duke kaluar Qendrën Spitalore Universitare Nënë tereza, Ministrinë e Mbrojtjes e duke shkuar deri në rrugën “Teki Selenica”, ku merret edhe kthesa për tek vepra mjaft interesante e ndërtuar në vitin 1978 dhe e hapur për publikun gjatë ditës së djeshme.

Linja historike, muzeale dhe artistike, bëhen bashkë për të përcjellë tek vizitorët mesazhe të qarta për dy periudhat më të diskutuara të historisë tonë, periudhën e Luftës së Dytë Botërore dhe atë të regjimit komunist në Shqipëri.

 
Por ku e gjeni BUNK’ART

Objekti 0774 (vendkomanda e Shtabit të Përgjithshëm) me 106 zyra ndodhet në periferi të Tiranës pranë "Batalionit Mbështetës të Shtabit të Përgjithshëm", njohur ndryshe si "Batalioni Diko Zeqo", rruga e Shish-Tufinës, 1.5 km larg qendrës spitalore "Nënë Tereza". Ja rruga që duhet ndjekur për të shkruar tek “Bunk’art”.

harta e <a style=bunkart" src="http://www.shqiptarja.com/foto/146321.jpg" style="border-width: 0px; border-style: solid; margin: 7px; width: 610px; height: 371px;" />

Redaksia Online
(Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë