Me semaforët aktualë shumë shoferë e kanë të vështirë të dallojnë ngjyrën e kuqe ndaluese apo jeshilen që tregon se është radha e tyre për të ecur. Kjo për shkak se disa semaforë janë të lartë e shumë drejtuesve të makinave i duhet të përkulen për të dalluar sinjalin. Me semaforët e rinj ky "makth" duket se do të marrë fund dhe kjo, jo vetëm për faktin se semaforët janë më të ulët, por e gjithë struktura e tij do të marrë ngjyrën jeshile të kuqe apo portokalli.
Disa prej tyre janë vendosur në rrugët e Tiranës dhe Shqiptarja.com i sjell përmes kësaj video. Ndërsa pritet që për pak kohë të jenë zëvendësuar të gjithë semaforët në Tiranë.





Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
