Një kamion nuk ka arritur të frenojë para vizave të bardha për të respektuar kalimin e këmbësorëve, por ka përplasur një nga mjetet që kishte para duke shkuar drejt 6 personave të cilët po kalonin rrugën në këmbë.
 
Kamioni me shpejtësi përplasi 2 prej 6 këmbësorëve, fatmirësisht në raportimet mësohet se kanë shpëtuar pavarësisht se forca goditjes ka qenë tepër e madhe.