TIRANE - “CEZ ju Vjedh” është kënga kushtuar kompanisë çeke të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike në Shqipëri. Kënga e shoqëruar me një klip ironizues vjen nga një grup i ri për publikun shqiptar duke bërë një paralelizëm mes viteve ’60 dhe ditëve të sotme ku situata energjetike në Shqipëri paraqitet me probleme.
Fabula e këngës vjen në mënyrë spontane nga grupi i cili teksa xhironte këngën, ikën energjia elektrike dhe djemtë gjejnë mënyra primitive për të vazhduar realizimin e klipit. Djemtë në vend të dritave përdorin qirinj dhe rolin e gjeneratorit e luan një biçikletë e sajuar kështu ata arrijnë të vazhdojnë realizimin e klipit.
Edhe pse drita nuk ka në fund fatura vjen me çmim të lartë. Kënga është realizuar nga produksioni "Black out" dhe vjen disa ditë pas largimit të kompanisë çeke CEZ Shpërndarje nga Shqipëria.
/Shqiptarja.com