Çfarë ndodh brenda Kupolës Sistine ku 115 kardinalët janë mbledhur për të zgjedhur Papën e ri?

Një animim në 3D shpjegon atë që do të ndodhë pas “Extra Omnes”, momenti kur të gjithë kardinalët që nuk janë votues do të largohen nga Kupola. Fillohet me zgjedhjen e 9 kardinalëve: 3 vëzhgues, 3 mbikëqyrës, 3 kardinalë që do të numërojnë votat.

Kështu nis procesi i votimit. Kardinalët do të shkruajnë emrin e Papës së ri, do të shkojnë drejt altarit, do të bëjnë një betim dhe do të hedhin skedën në një pjatë dhe pastaj në kutinë e votimit.

Pastaj kalohet në numërimin e votave. Skedat kanë nga një vrimë, ku kalohet me gjilpërë një fill dhe renditen të gjitha njëra pas tjetrës për t’u numëruar.

Nëse nuk është arritur shumica e votave për zgjedhjen e Papës, pra 2 të tretat e zgjedhësve për 33 votimet e para, do të kalohet në një votim të dytë, pastaj digjen skedat e dy votimeve të para. Nëse nuk arrihet shumica e duhur, atëherë tymi nga oxhaku do të jetë i zi, shenjë që tregon se nuk është zgjedhur akoma Papa i ri.

Pas votimit te 33 është parashikuar balotazhi mes dy emrave, edhe në këtë rast duhet një shumicë prej dy të tretash për zgjedhjen e Papës së ri. Vetëm kur Papa të zgjidhet në oxhakun e Vatikanit do të dalë i shumëprituri tymi i bardhë.





(ad.ti/l.ç/shqiptarja.com)