Me 657 turistë në bord ka mbërritur për herë të tretë në portin e Durrësit kroçera "Sirena". Turistët vijnë nga 22 vende të botës, 422 prej të cilëve nga shtetet e Bashkuara. "Sirena" tashmë Shqipërinë e ka pjesë të itinerarit të saj të përvitshëm. Gjatë qëndrimit në Shqipëri, turistët e huaj do të vizitojnë Tiranën, Krujën dhe Durrësin.
Komento