Kryeministri Edi Rama teksa ndodhej këtë të hënë në Vlorë ku ka zhvilluar takime me deputetë të qarkut dhe me përfaqësues të pushtetit lokal, është filmuar në një moment ku shfaqej tejet nervoz teksa po bisedonte me persona të tjerë.
Ajo që duket nga pamjet është se kryeministri po flet me tone të larta dhe bën shenja të shpeshta me duar, për të demonstruar diçka me të cilën ai nuk është dakord.
Pas këtij episodi, Rama futet në makinën e tij dhe largohet nga restoranti ku ishte mbledhur me socialistët e qarkut.
Kujtojmë se Rama prej fundjavës ka qenë në Dhërmi dhe sot sëbashku me ministren Erjona Ismaili ka udhëtuar drejt Vlorës, për t’u takuar me përfaqësues të bashkisë dhe deputetë të qarkut.
Komente













Filloj Hollywoodi ne Vlore meqe Aeroport ska te pakten ka argetim film maker Hahah
Përgjigju