TIRANE- “A1 Report” sjell të tjera pamje ku shfaqen dy personat me motor, në lëvizjet që ata kanë bërë në kryeqytet para se të kryhej vrasja. Video amatore është filmuar nga një person, të cilit i ka bërë përshtypje mënyra e dyshimtë e veshjes së dy personave, skafandra si dhe qarkullimi I vazhdueshëm I tyre në atë zonë. Në fakt, në pamje po shikoni se motori ndjek itinerarin nga rruga “Ismail Qemali”, ku ndodhet edhe godina e Kryeministrisë, dhe pasi kalojnë në kryqëzimin tek “Liceu Artistik”, pranë rezidencës së ambasadës italiane, në rrugën që të çon edhe në “Qytetin Studenti”. Ky aks që përshkon motori nuk ka shumë lidhje me shtëpinë e Santos, ndonëse ndodhet pranë tij, por mësohet se motori ka qarkulluar disa herë përreth zonës.
Megjithatë, ende nuk ka informacione të sakta lidhur me lëvizjet e dy ekzekutorëve të biznesmenit Artan Santo, por flitet se ata e kane ndjekur për rreth dy javë bankierin.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Megjithatë, ende nuk ka informacione të sakta lidhur me lëvizjet e dy ekzekutorëve të biznesmenit Artan Santo, por flitet se ata e kane ndjekur për rreth dy javë bankierin.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
VIDEO










