TIRANË - Gara e makinave dhe motorave që u zhvillua në sheshin 'Nënë Tereza' në Tiranë ngjalli shumë emocione tek spektatorët.

Mes adrenalinës dhe shpejtësisë, shoferët performuan për publikun që ishte mbledhur për të parë spektaklin. Por, nuk mungoi dhe një incident i vogël.

Në driftin me makina, dy spektatorë u goditën nga njëra prej tyre. Gjatë performancës, makina doli disi jashtë kontrollit dhe përplasi me pjesën e pasme dy persona.

Njëri prej tyre u rrëzua, por asnjë rrezik serioz.

Dy spektatorët ishin futur në pistë në momentin që u "përkëdhelën" nga pjesa e pasme e makinës sportive.


(v.gj/shqiptarja.com)