Të dielën, në mëngjes, ditën e përmbytjeve nga reshjet e shiut një i ri në Dibër u mbyt gjatë orarit të punës.
 
Adil Vladi, 27 vjeç, pësoi aksident në punë në përpjekje për të zhbllokuar kanalin që furnizonin me ujë HEC-et Lura 1 dhe 2.

vladi
 (Në foto 27-vjeçari, Adil Vladi)

Trupi i tij ende nuk është gjetur, ndërsa është publikuar dhe videon që tregon momentin e aksidentit që solli dhe mbytjen e tij.
 
Vladi bashkë me dy persona të tjerë, po punonin për zhbllokimin kufizimit mbi lumin ku ndodhen dy HEC-et.
 
Në një moment kur 27-vjeçari po përpiqej të pastronte kanalin, humbet kontrollin duke rënë në ujë.
 
Dy kolegët e tij përpiqen ta shpëtojnë, por rrjedha e lumit e merr atë përpara.

Redaksia Online
(f.s/shqiptarja.com)