TIRANË - Një fermë private në Ndroq të Tiranës është ndër më të prekurat në këtë zonë periferike si pasojë e daljes nga shtrati të lumit Erzen.

Sipas informacioneve të Ministrisë së Bujqësisë 65 lopë dhe 30 viça kanë ngordhur si pasojë e prurjeve të lumit nga reshjet intensive, një pjesë të të cilëve i ka marrë lumi Erzen.

Po ashtu, raportohet se fabrika e qumështit është totalisht e mbuluar nga uji, makineritë janë jashtë përdorimit dhe baza ushqimore e kafshëve është dëmtuar.

Prej ditës së enjte situata në kryeqytet është përmirësuar dhe në terren ka nisur puna e punonjësve të bashkisë për riparimin e dëmeve.

Redaksia Online
Shqiptarja.com