OTRANTO- Për disa noti është pasion e ndërsa për disa të tjerë është një mision i guximshëm. Në këto momente, atletja shqiptare Eva Buzo ka nisur të shkruajë historinë e saj si atletja e parë shqiptare që po kalon me not kanalin e Otrantos.
Edhe pse me profesion avokate e suksesshme në Australi, Eva Buzo ka zgjedhur të bëjë histori me pasionin e saj duke notuar nga perëndimi në lindje, për të mbërritur tokën e Shqiponjave dhe në veçanti plazhin e Vlorës, duke u nisur nga Otranto.
Mendimi për të ndërmarrë notin drejt origjinës së saj, i erdhi gjatë periudhës së izolimit nga pandemia, kur duke parë në Google Maps disa vende të mundshme për të notuar, u ndal në distancën midis Italisë dhe Shqipërisë.
Gjatë rrugëtimit me not që mendohet të zgjasë 35 deri në 40 orë, Eva do të ndiqet nga 2 trajnerë që do të hipin me radhë në një kajak. Një varkë e shpejtë do të jetë për asistencë logjistike.
Eva është një avokate e zonja në Australi dhe e angazhuar masivisht me problematika sociale, në mbrojtje të të drejtave të njeriut. Ka përvojë pune në Afrikën Lindore, Azinë Jugore dhe Australi, për organizata të ndryshme duke përfshirë World Vision dhe Save the Children.
Misionin e Eva Buzos e ka përshëndetur edhe kryeministri Rama i cili ka ndarë një video në rrjetin e tij social Facebook. Ai shkruan se është sesacionale.
“Sensacionale
Sot 35 vjeçarja Eva Buzo duke notuar nga Otranto për në Vlorë”- shkruan Rama.
G.MO/r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Skandali tek Onkologjiku, e kujt është përgjegjesia?
-
Mjekëve
53.4%
-
Ministrisë
43.3%
-
Nuk e di
3.3%
Vota total: 307
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
‘National Geographic’: Pesë arsyet pse Shqipëria duhet të jetë arratisja juaj mesdhetare e radhës
3 Korrik, 16:06
-
“I the të gjitha, fli i qetë! Pikëllimi është i thellë sepse admirimi është i lartë”, mesazhet e lëna nga Rama dhe Kurti për Ismail Kadarenë
3 Korrik, 15:58
-
'Ismail Kadare do prehet në një vend vetëm të tij' Fjalimi i plotë i Edi Ramës: Çmë panë sytë duke u marrë me funeralin! Hija e Nënë Terezës e mbrojti nga kush s'e deshi (FJALIMI I PLOTË)
3 Korrik, 12:06
-
Shiu i dendur në Vlorë, krijohet trafik i rënduar! Pushuesit largohen nga plazhet
2 Korrik, 16:44
-
Nga 30 shkon 60 euro! Tragetet e linjës Vlorë-Brindisi rrisin çmimin e biletave në kulmin e sezonit turistik
2 Korrik, 16:05
-
Rrezikuan jetën e pushuesve, bllokohen 2 jet ski në plazhet e Ksamilit dhe të Shëngjinit
2 Korrik, 16:01
-
Iu gjetën maska, doreza e armë të ftohta në makinë, arrestohet italiani në Portin e Sarandës
2 Korrik, 14:36
-
Radhimë, dogji 300 rrënjë ullinj dhe 6 hektarë shkurre, në pranga 36-vjeçari
2 Korrik, 11:03
-
Sarandë/ Lëvizte me kallashnikov me vete, arrestohet 29 vjeçari nga Delvina (EMRI)
2 Korrik, 10:21
-
Zjarr në Radhimë, digjen sipërfaqe të mbjella me ullinj dhe pemtari
1 Korrik, 16:55
-
Shuhet Kadare/ Edi Rama: Tani nuk është më gojëdhanë, Ismaili nuk shkruan më
1 Korrik, 11:09
-
Aksi Thumanë-Kashar i hapur për qarkullimin, makinat retro ‘inagurojnë’ rrugën e re
1 Korrik, 08:54
Kjo tregon qe Italia behet me not 91 km ndaj ka ardhur koha per nje tunnel automobilistik(hekurudhor) dhe nje ure ne Itali me shqiperine do ta bente GDP e shqiperise 100-300milliard$ ! Koha per nje ire shqiperi - Italia (91-92km)!
PërgjigjuNorvegji Gjermani (nepermjet ures dhe tunelit nga Suedia) shikohet se cfare pune po behet qe del nga Hamburg ndaj nuk eshte cudi ne 2030-2040 te behet kjo ure do sillte mbi 30 miliard € vit fitime
URA SHQIPTARE SJELL MALLRAT NGA AZIA KINA - STAMBOLL SHQIPERI DHE ITALI DHE ANASJELLTAS PRA BEHET PIKE KYQE , kurse urat italjane jane si te besh nje ure apo tunel nga ulqini ne Durrës (pra nuk ka ndikim aq te modh sa ) shqipeir itali se jane dy shtete
PO ITALIANET KANE VITE QE THOJNE SE DO TE BEJNE UREN QE LIDH KALABRINE ME SICILINE < QE ESHTE 1/3 E 90 KM DHE AKOMA SKANE BERE GJE ...FIGURATI SE MUND TE BEJNE NJE URE PER TE LIDHUR SHQIPERINE ME ITALINE
Marshallah, alamet trupi.A ka ndonje arbiter qe e monitoron, dmth qe kontrollon se mos hypen ne barke dhe hidhet qe andej kur te kene mbritur ne gjirin e Vlores. Se me kete stil kroli qe po shoh maksimumi noton per 1 ore.
Përgjigjudo vej nga 2 km me not do hipi ne anije do rri 2 km larg bregut e do vi prap me not..
Kohën e thatë 35 - 40 orë, por distancën nuk e keni thënë, sa km është.
Përgjigju5 km, dmth 2 km ne nisje dhe 3 km perpara mbritjes ne gjirin e Vores. Kusuri prej 85 km ne anijen qe sapo pame.
I uroj sukses Eva Buzos ,ne kete sfide shume guximtare dhe historike. Ja kjo eshte raca e vajzave shqiptare,qe I japin krenari Kombit.
PërgjigjuEh truri kokes,,,
PërgjigjuKe eksperiencë me trurin ti, se të paska lënë më duket.