TIRANË - Një situatë e pazakontë i ka ndodhur kryetarit të Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj ndërsa ndodhej në rrugën "Don Bosko" bashkë me kreun e OSHEE-së Ardian Çela ku u realizua heqja e shtyllës së tensionit të lartë, gjysma e së cilës prej vitesh ishte në mes të rrugës.
Një djalë i ri, në indiferentizëm të plotë nga prezanca e tyre, nisi të ngjisë në një shtyllë elektrike disa njoftime. Ky gjest ka tërhequr syrin e kryebashkiakut i cili ju drejtua me fjalët, "o njish, o artist" dhe kërkoi vendosjen e gjobës. Ngjitja e letra në mure dënohet me gjobë nga 5-20 mijë lekë të reja dhe vjen pas vendimit që ka miratuar Këshilli Bashkiak për të ulur nivelin e ndotjes në Tiranë.
Ja si i drejtohet Veliaj djalit teksa ngjiste në shtyllë njoftimet "Blejmë mobilje të përdorura" shoqëruar me numrin e telefonit

Veliaj: Më fal një sekondë më fal (i ndërpret fjalën kreut të OSHEE Ardian Çela)
O njish - o njish, o artist, o grupi, pse i ngjit ato aty mo vlla. Merri njëri numrin e telefonit aty dhe të të vijë gjoba aty ku e ngjite. (I drejtohet punonjësve të bashkisë) merri një cik numrin e telefonit, bëji fotografi atij numrit.
Ne tu fol këtu që ta mbaj pastër ti... pse i ngjit mo vlla. Ne sa hoqëm një shtyllë ti shkon i ngjit në sy tim. Ç'a bën mo njish, mos i ngjit më në asnjë vend.
Dhe do i çoni gjobë atij tani patjetër

/Shqiptarja.com

VIDEO