INDI - Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Kopshtit Zoologjik të Dehlit në Indi, ku një i ri ka humbu jetën pas sulmit të tigrit. 

Në videon që zgjat më shumë se  2 minuta tregohet tigri që fillimisht duket sikur po luan me njeriu e tmerruar dhe më pas e kafshon duke e tërhequr zvarrë.
 
Jeta e tij mund të ishte shpëtuar nëse punonjësit Kopshtit Zoologjik të Dehlit në Indi mund të ishin trajnuar si duhet.
 
Sipas autoriteteve në Indi, ky incident mund të sjellë mbylljen e kopshtit zoologjik të kryeqytetit indian.
 
Ky Kopsht Zoologjik ka 40 roje sigurie, por asnjëri nuk ndërhyri të ndihmonte të riun.
 
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)