Videolajm/ Pamje të rënda, fëmija 
akuzohet si hajdut,rrihet për vdekje

Një video me pamje tronditëse është shpërndarë në internet, ku tregohet dhuna e jashtëzakonshme e ushtruar mbi një djalosh 13-vjeçar pasi dyshohet se është autor i disa vjedhjeve të realizuara gjatë protestave në Bangladesh. Videoja i është dorëzuar policisë, për të vënë para përgjegjësisë autorin e dhunës.

Në videon mbi 10 minutëshe me përmbajtje shumë të rëndë, e cila është regjistruar nëpërmjet një aparati celular dhe është postuar më pas në Facebook, vihet re një grup meshkujsh, të cilët torturojnë Samiul Alam Rajon, pasi e kanë lidhur në një shtyllë, pranë një stacioni autobusi në Sylhet, në veri të shtetit aziatik.

Djaloshi është i terrorizuar dhe shpesh herë kërkon mëshirë, por dhunuesit vijojnë ta rrahin me një shkop edhe kur ai bie përtokë. Trupi i tij është braktisur më pas në një zonë të izoluar, në largësi të qytetit.

Ngjarja mendohet se ka ndodhur më 8 korrik dhe shumë njerëz kanë qenë prezent në vendngjarje dhe nuk kanë ndërhyrë për të shpëtuar adoleshentin. Ky i fundit vdiq dhe sipas autopsisë shkak i vdekjes ishte një hemorragji cerebrale për shkak të dhunës.

Kjo vrasje brutale ka shkaktuar polemika dhe reagime të shumta në rrjetet sociale dhe veçanërisht në Twitter ku ka nisur një fushatë me hashtagun #JusticeforRajon si dhe manifestime në rrugë ku kërkohet ndëshkimi i agresorëve, përfshirë edhe atë që ka filmuar videon. vjedhje
vjedhje
vjedhje
/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Janar, 10:25

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?



×

Lajmi i fundit

Meloni flet për marrëveshjen energjetike me Shqipërinë dhe Emiratet Arabe: Jam krenare

Meloni flet për marrëveshjen energjetike me Shqipërinë dhe Emiratet Arabe: Jam krenare