Situata e tensionuar në kufi në Ukrainë ka sjell një debat të ashpër në një studio televizive në Ukrainë, që agravoi deri në një përleshje fizike mes një gazetari ukrainas dhe një politikani pro-rus.

Përmes një video të publikuar nga mediat e huaja shikohet momenti kur gazetari Yuriy Butusov godet me grusht në fytyrë politikanin Nestor Shufrych nga partia pro-ruse Opozita Platforma – For Life.

Politikani u godit nga gazetari pasi ai refuzoi të dënojë Vladimir Putinin për grumbullimin e trupave ruse në kufi me Ukrainën.