VIDEOLAJM / Presidenti Nishani
me makinë në Parkun e Liqenit

Presidenti i Republikës, Bujar Nishani ka marrë mjaft kritika në rrjete sociale për shkak të përdorimit të automjetit në Parkun e Liqenit.
 
Ishte deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe i cili publikoi një video të makinës së Nishanit.
 
“Bravo President, bravo! Kjo është arroganca. Në park mes njerëzve që ecin, vrapojnë apo shëtisin, presidenti me makinë”, shkruan në Facebook, Braçe.
 
Deputeti socialist më tej thotë se, para Nishanit, ambasadori i Hungarisë e përshkoi në këmbë këtë rrugë, gjithashtu dhe shefi i Shtatit të Ushtrisë.

Presidenti i Republikës, Bujar Nishani po merrte pjesë në ceremoninë e Ditës së Kujtesës të zhvilluar para memorialit tek kodrat e Liqenit Artificial në Tiranë kushtuar 46 ushtarakëve britanikë të rënë gjatë Luftës së Dytë Botërore në Shqipëri.
 
Redaksia Online (f.s/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Mars, 08:44

    Zgjedhjet e 11 majit, cila listë e kandidatëve iu bind më shumë?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Pepolit/ Rama merr mandatin e katërt më 11 maj me 50.5% të votave! Berisha me aleatët forcë e dytë, por me rënie! Lapaj renditet i treti

Sondazhi i Pepolit/ Rama merr mandatin e katërt më 11 maj me 50.5% të votave! Berisha me aleatët forcë e dytë, por me rënie! Lapaj renditet i treti