TIRANË - Jona është vajza më fatlume kurse Klajdi është padyshim djali i surprizave. Pas 4 vitesh të kaluara së bashku, për Klajdin kishte ardhur koha që t'i propozonte të fejuarës së tij.

Fillimisht gjithçka nisi si një lojë. Klajdi së bashku me një shokun e tij dhe të fejuarën kishin shkuar në një lokal pranë sheshit 'Skënderbej'. Pas pak, Klajdit "i duhej" të largohej nga lokali.

Pas disa minutash, e fejuara e tij merr telefonatën se Klajdi kishte pësuar aksident tek sheshi 'Skënderbej'. Klajdi kishte organizuar çdo gjë ashtu siç duhej. E fejuara e tij nxitoi menjëherë për në vendin e "aksidentit".

Por, shumë shpejt ajo kuptoi se ky ishte një improvizim dhe mbeti e mahnitur nga surpiza e të fejuarit të saj. Publiku dhe kalimtarët e rastit ishin të shumtë. Mes shumë qirinjve në formën e zemrës, Klajdi i bëri propozimin për martesë. Nuk mund të kishte përgjigje tjetër përveçse 'PO'...


(v.gj/shqiptarja.com)