Qindra peshq kanë ngordhur në rezervuarin e fshatit Gjinikas në Bashkinë e Maliqit.

Report Tv sjell pamjet e peshqve të ngordhur, ndërsa shkak duket se është bërë thatësira.

Sipas banorëve kjo situatë është e përsëritur dhe lidhet me hapjen e portave të HEC-it të Moglicës dhe menaxhimin e burimeve ujore ndërsa ende nuk ka një sqarim zyrtar nga institucionet në lidhje me këtë rast.