Takimet me disa banorë të prekur nga përmbytjet në Sukth të Shijakut, i kanë lënë mbresa kryeministrit Edi Rama i cili vizitoi këtë zonë gjatë ditës së djeshme së bashku me ministrin e Punëve të Brendshme Saimir Tahiri. Konkretisht, bisedën me një të moshuar i cili ka vuajtur disa herë përmbytjen e shtëpisë së tij, shefi i qeverisë ka zgjedhur ta shpërndajë në profilin e tij në rrjetin social Facebook, si dëshmi të urtësisë popullore përballë mungesës së shtetit ndër vite.
Qytetari thotë se ka shprehur pakënaqësitë e tij gjatë qeverisjeve të mëparshme, dhe e ka ditur se duke bërë shtet me "sustë" pasojat do të ishin dramatike.
"Kjo punë ka qysh sa ka fillue, erdhi hera e parë iku...para '92-shit prap erdhi një herë...vjen uji...tani u bë viti i 5. Pse? Gjeneratorët prishur, liqenit prishur. Unë e di që defekti ka ardhur që në fillim se unë e kam hapur gojën sa herë, i kam thënë do na merrni në qafë. A merret shteti me kaltapult? Ai mori shtet me kaltapult, nuk ka bërë vaki kështu. Shteti bëhet avash avash, duke bërë, duke ndërtuar edhe ishte bukur fort. Po jo, o burra sustën, a merret shteti me sustë? Kam thënë, medet çdo na gjejë ne", - shprehet banori.
Ndërkohë videon, kryeministri Edi Rama e ka shoqëruar me këtë shkrim:
"Një dëshmi e thjeshtë e urtësisë popullore për hakmarrjen e natyrës ndaj barbarive njëzetvjeçare me pyjet, lumenjtë, sistemet e mbrojtjes nga uji dhe kanaleve kulluese, në mungesë të ligjit e të shtetit..."
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO