TIRANE - Kryeministri Edi Rama, ishte sot në shkollën e mesme “Ismail Qemali” në Tiranë ku uroi për nisjen e vitit të ri shkollor. Pas fjalës së mbajtur përpara nxënësve, kryeministri ndau me ta edhe një moment humori.
Duke ftuar dy prej nxënësve krah tij, kryeministri i përgëzoi ata për modelin e flokëve, ndërsa ftoi me humor që ata të mbajnë sa më shumë flokë për shkak të modës, pasi siç theksoi ai, për të modeli i flokëve është kohë e kaluar.
“Kjo dyshe është për të bërë një fotografi ‘Ismail Qemali fashion’. Suksese mbani sa më shumë flokë që të bëni sa më shumë fashion se për mua është kohë e kaluar.”
Kryeministri Edi Rama, uroi kështu nga gjimnazi “Ismail Qemali” nisjen e vitit të ri shkollor, ku rreth 32 mijë nxënës do të ulen për herë të parë në bankat e shkollës.
Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO