TIRANË – Policia ka arrestuar katër persona, pasi u kapën me 10 kg kanabis sativa. Në finalizim të operacionit “Aeroporti”, Policia e Tiranës ka arrestuar Ergys Macuku, Alban Qira, Daniel Hida dhe Erjon Daka.

Hetimet për këta shtetas kishin nisur pas informacioneve se ata merreshin me shitjen e lëndëve narkotike. Në momentin e arrestimit, keta shtetas ishin duke udhetuar me një mjet Opel me targë AA 334 KT, për në Rinas.

Të arrestuarit:

1.Ergys Macuku, 31 vjec, banues në Tiranë

2 Alban  Qira, 24 vjec,  banues në  Borizanë

3. Daniel Hida, 33 vjec, banues në Tiranë

4. Erjon Daka,  21 vjec,  banues në Tiranë.

Në vazhdimësi të operacionit "Aeroporti" Policia e Tiranës ka ushtruar disa kontrolle në banesat e 3 të arrestuarve, ku rezultoi që ata  kultivonin bime narkotike pasi ju gjetë një serë për kultivim. Gjithashtuu gjet dhe sekuestrua një sasi e madhe lënde narkotike "Cannabis Sativa"  si edhe një armë zjarri.

rinas
operacioni rinas

aeroporti

arma

Nga ana e Policisë së Tiranës po ushtrohen sërish kontrolle nga Sektori për Narkotikët  dhe nga Forcat Operacionale të Drejtorisë së Policisë së Tiranës.