ITALI - Një shtetas shqiptar dhe 5 persona të tjerë kanë ushtruar dhunë ndaj një prostitute dhe të dashurit të saj rumun, një ish klient i cili ishte dashuruar pas vajzës.

Ngjarja e rëndë në Itali është zbardhur falë filmimeve nga kamerat e sigurisë, ku shihet qartë shqiptari dhe tutorët e tjerë që torturojnë prostitutën dhe të dashurin e saj.

E gjithë skena është filmuar nga telekamerat e pikës së karburantit ku ka ndodhur ngjarja, duke bërë që policia të identifikojë agresorët.


Tutori i vajzës, 24- vjeçari shqiptar Feliks Mustafa, u arrestua për “favorizim” dhe “shfrytëzim prostitucioni”.

Sipas policisë, në datën 18 korrik, shqiptari dhe pesë bashkëpunetorët e tij janë filmuar nga kamerat e sigurisë, në momentin që ata janë përpjekur për të larguar me forcë në një makinë tip BMW, vajzën e cila punonte në rrugë.

Më tej, të rinjtë kanë shoqëruar në një zonë të izoluar rumunin, i cili kërkonte të fejohej me vajzën. Pamjet filmike kanë regjistruar dhe momentin kur tutorët marrin me vete të dashurin e vajzës, së bashku me makinën e tij.
Ka qenë pikërisht vajza e cila ka treguar më tej ngjarjen duke bërë edhe një denoncim në polici.

Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)