GJERMANI – Një video e regjistruar në një kamp azilantësh në Drezden të Gjermanisë, tregon përleshjen masive mes dy grupeve të emigranteve që ndodhen në kamp. Ndërsa personat përplasen mes tyre, në sfond dëgjohen edhe zëra në shqip.
Në pamjet amatore të regjistruara duket se dy grupet që përleshen hedhin mbi njëri- tjetrin, tavolina, karrige, e madje mbajnë në duar edhe këmbë karrigesh apo edhe copa druri.
Videoja prej 54 sekondash tregon se shumë objekte të çadrave të kampit, si tavolina, karrige e orendi të tjera shkatërrohen. Në disa foto të postuara në agjencitë e lajmeve më vonë, duket se mbërrijnë edhe forcat speciale të policisë gjermane që ndërhyjnë për të qetësuar situatën.
Në kamp ka pasur edhe shumë gra dhe fëmijë dhe kjo konfirmohet edhe nga zërat që dëgjohen në video, ku një zë thotë se personat që përleshen mund të dëmtojnë ndonjë fëmijë apo grua.
/Shqiptarja.com