KORCË-  I veshur me xhup me kapuc, në kokë, dhe me një pistoletë në dorë, hyn qetësisht brenda në kazino dhe nën kërcënimin e pistoletës merr qetësisht paratë e arkës së kazinosë. 

Pamjet e transmetuara nga A1 Report tregojnë gjithë skenën si ka hyrë grabitësi në kazinonë në “Admiral” në lagjen 12, Korçë. Ngjarja ndodhi rreth orës 22.10 minuta të 19 marsit.

E çuditshme është sesi të gjithë ata që janë brenda, klientë të kazinosë ndjekin qetësisht lëvizjet e grabitësit, pa bërë asnjë reagim. Edhe punonjësi i saj, pasi kërcënohet me pistoletë, pa fjalë shkon tek arka nxjerr sitarin ku mbante lekët, i vë mbi banak para grabitësit qe pasi merr lekët largohet qetësisht. Askush nga ata që janë brenda nuk reagojnë. 

Kamerat e sigurisë kanë filmuar gjithë skenën. 

KUSH JANE PROTAGONISTET
Sipas policisë autori i grabitjes është Nestor Ruço, 35 vjeç, i njohur si përdorues droge dhe banues në lagjen nr 10 të Korçës. Ai akuzohet se është autori i grabitjes (që është filmuar) së kazinosë “Admiral” në lagjen 12, Korçë. Ngjarja ndodhi rreth orës 22.10 minuta të 19 marsit. Shuma e grabitur ishte 150 mijë lekë. . 
 
grabitja e kazinose
(Foto: Momenti i grabitjes së parave)

Redaksia online 
(sg/shiptarja.com)