VIDEOLAJM/ Skandalet në FSHF, si harbohej Duka me balerinat në 'haremet' e Bjellorusisë, me fanellën kuqezi veshur

Federata e Futbollit që drejton Armand Duka nuk ka qenë kurrë një institucion transparent dhe gjithëpërfshirës për t’i shërbyer futbollit, por konsiderohet prej tij si një biznes privat dhe kjo është vërtetuar çdo ditë me skandalet e FSHF, që nga fshehja e fondeve të marra nga UEFA e FIFA deri tek manipulimi i zgjedhjeve në Shoqatat rajonale të Futbollit për të përzgjedhur njerëzit e tij në krye të tyre. Marrëdhëniet e tij të mira me politikën ia kanë lehtësuar punën ku prej 20 vitesh në krye të FSHF kërkon një mandat të 6-të. Edhe pse skandalet po i dalin javët e fundit, çudirat e Dukës nuk kanë munguar edhe më parë, madje edhe duke mos respektuar fanellën kuq e zi.

Në një video të siguruar nga Report Tv në nëntor të 2021, Duka shfaqet duke festuar në 'harrem' së bashku me disa deputetë nën kërcimin e balerinave. Nuk ndodh shpesh të shohësh një president të federatës që mban veshur fanellën e ekipit dhe e ekspozon atë edhe jashtë stadiumit. Duka është pjesë e një feste me delegacionin e Federatës, për ndeshjen në Bjellorusi. Fanella e kombëtares veshur në trupin e tij, zvarritet në një lokal nate teksa Armand Duka ulet këmbëkryq mes kërcimtareve të muzikës orientale.

Në tryezën e festës është bashkuar edhe politika, ku shihet edhe Enkeleid Alibeaj i PD, vëllai i Presidentit të FSHF, Agron Duka i partisë Agrare, dhe Koço Kokëdhima, ish-deputet i PS.

/AV/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Arnauti: 29/01/2022 17:02

    Mbeturina turke jemi kshq ska asgje te keqe te dalim neper hareme.

    Përgjigju
  • Leli: 29/01/2022 15:05

    Duka eshte bob perfundimisht.

    Përgjigju
  • FSHF: 29/01/2022 12:00

    Aahhh.. Ky e don Everin veç tre ore gjalle, qe ti kalbej trupi ne Spaç!!!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Investimi i dhëndrit të Trump në Sazan, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Greqi, goditet rrjeti i prostitucionit, shfrytëzonte vajza të mitura 14 dhe 15-vjeçare

Greqi, goditet rrjeti i prostitucionit, shfrytëzonte vajza të mitura 14 dhe 15-vjeçare