Videolajm/ Tragji-komedi në rrugët
e Tiranës, qytetarët bien në pusetë

Videolajm/ Tragji-komedi në rrugët<br />e Tiranës, qytetarët bien në pusetë
TIRANE – Vjedhja e kapakëve të pusetave nëpër rrugët e Tiranës, mund të përfundojë në një “tragji-komedi”.
 
Një video amatore e publikuar në faqen “JETA OSH QEF” në rrjetin social Facebook, tregon se si qytetarët bëhen “viktima” të një pusete pa kapak duke rënë në të. Pamjet janë filmuar në një rrugë të Tiranës gjatë orëve të mbrëmjes dhe në një ditë me shi.
 
Puseta është e “fshehur” nga uji që është krijuar në rrugë si pasojë e rreshjeve të shiut, ndaj dhe qytetarët e kanë pasur më të “lehtë” të rrëzohen.
 
Në pamje duket një burrë me çadër i cili në tentativë për të kaluar rrugën, bie plotësisht në pusetën e hapur. 
djali qe bie ne puset

I njëjti fat i keq është edhe për një vajzë, e cila rrëzohet në pusetën pa kapak. 

 vajza qe bie ne puset

Ndërsa disa qytetarë të tjera, fatmirësisht i kanë shpëtuar puesetës.

Në fakt kjo situatë është e zakonshme në kryeqytet, ku nuk janë të pakta pusetat të cilat janë pa kapakë.
 
 


Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Lidhjet ruse të Monika Kryemadhit, a duhet që drejtësia të nisë hetimet?



×

Lajmi i fundit

Ngërçi politik në shtetin më të varfër të BE, bullgarët të dielën votojnë për të pestën herë brenda 2 viteve për të zgjedhur qeverinë

Ngërçi politik në shtetin më të varfër të BE, bullgarët të dielën votojnë për të pestën herë brenda 2 viteve për të zgjedhur qeverinë