BRAZIL – Një kamera e fshehtë që do ju shkaktojë të qeshura pafund.

Një grup qytetarësh në Brazil janë vënë në “lojë” nga një vajzë e vogël e cila në pamje të parë duket e pafajshme, por që shëndërrohet në mankth të tyre kur zbulon fytyrën e saj prej “djalli”.

Kamera e fshehtë është realizuar në Brazil, teksa qytetarët afrohen të ndihmojnë një vajzë të vogël e cila qëndron e ulur në park duke qarë me kokën ulur.

Ata i afrohen për ta ndihmuar, por nuk e dinë që në fakt janë duke u filmuar si personazhë të një kamere të fshehtë.

Kur kalimtarët i afrohen vajzës ajo tregon fytyrën, e cila është e gjakosur dhe me sytë si djall dhe i ndjek duke ulëritur.

Videoja më pas tregon grupet e qytetarëve të cilët largohen me vrap të tmerruar.

Redaksia Online
(Gre.M/f.i/Shqiptarja.com)