VLORË - Një automjet është përfshirë nga flakët në Vlorë. Ngjarja ka ndodhur në bulevardin Vlorë-Skelë, ku automjeti tip ‘Renault Clio’ me targa FR 7124 C ka shpërthyer në flakë, ndërsa ishte në lëvizje.
 
Televizioni A1 REPORT ka mundur të sigurojë pamjet e automjetit në momentin që ka marrë flakë dhe më pas ka shpërthyer.

Siç duket dhe në pamjet shpërthimi i mjetit ka ndodhur në pjesën e parme të tij, për arsye ende të paqarta.
 
Në automjet ka qenë vetëm drejtuesi i mjetit i cili ka arritur të dalë nga automjeti përpara shpërthimit pa u lënduar.

Pronarët e bizneseve aty afër kanë kontribuar me ndihmën e parë, duke hedhur kova me ujë për shuarjen e mjetit ndërsa menjëherë ka mbërritur edhe zjarrfikësja.

Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur dhe forcat e policisë të cilët kanë mundësuar dhe heqjen e automjetit dhe kane nisur punën për zbardhjen e shkaqeve që shkaktuan zjarrin.

Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)