Një YouTuber i mirënjohur, Mr Beast, i njohur gjithashtu si James Stephen Donaldson, shkatërroi një Lamborghini Gallardo (e cila, bazuar në krahun e pasmë, mund të jetë një model Superleggera), duke e dërguar për skrap. Vlera e Lamborghinit shkon në 300 mijë euro.
Domethënë: e hodhi në një ‘grirëse’ të madhe. Arsyeja?
Për të gjeneruar shikueshmëri e klikime që më pas përkthehen në reklama. Funksionon. Videoja mori miliona klikime.