MILANO- Publikohet videoja e çasteve të kapjes së Kastriot Zhubës nga ana e policisë dhe jo vetëm. Në video duket qartë se si killeri shqiptar i ka bërë rezistencë policisë italiane e cila ja ka dalë mbanë të vërë në pranga, këtë të fundit, vetëm me ndihmën e kalimtarëve të rastit.
Deri më tani janë publikuar vetëm 58 sekonda nga çastet kur Zhuba është detyruar me forcë të dali nga makina. Në video duket qartë sforcoja e madhe e agjentit të policisë italiane për të nxjerrë shqiptarin nga automjeti i dyshuar i arratisjes, i tipit opel. Por nuk ka kaluar shumë kohë dhe në ndihmë të efektivëve të policisë duket qartë se janë aktivizuar dhe kalimtarë të rastit që kanë bllokuar orvtjet e këtij të fundit të arratiset. Këta të fundit kanë treguar një kurajo tepër të madhe, ndërsa vihej në dyshim autoriteti i vetë Policisë së Milanos.
Nga verifikimet e para është bërë me dije se makina ku u ndalua Zhuba i përkiste njërit prej viktimave të të shtënave të mbrëmjes të së enjtes, shtetasit maroken Ibrahim Sharara. Dyshimet janë se ky i fundit është vrarë vetëm pse ka asistuar direkt në ekzekutimin e 41 vjeçarit Arben Kthella dhe në plagosjen e kushëririt te tij Mondi Kthella.
Ndërsa shtetasi shqiptar, Mondi Kthella, teksa ndodhet jashtë rrezikur për jetën, ka dhënë dëshminë e parë të tij mbi ngjarjen, Kastriot Zhuba mbahet në paraburgim me akuzat për armëmbajtje pa leje (arma që ka përdorur është një Beretë 9 milimetërshe), rrëmbim automjeti dhe rezistencë ndaj Policisë. Pa llogaritur dhe faktin se është i dyshuari kryesor për vrasjen e dyfishtë që tronditi Milanon pak ditë më parë.
Redaksia Online
(e.n/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO