Britani e Madhe-Mbrëmja e maturës për çdo adoleshent është një moment i veçantë që mbetet gjatë në kujtesë.
Por rasti i Kai Lewis, 16 vjeçari nga Sendfields i Wales nuk do ta harrojë kurrë, duke e kujtuar si ditën më të bukur të jetës së tij.
Familja e tij prej muajsh isin përpjekur të gjenin një makinë të ërshtatshme për të, për shkak të nevojave specifike të Kai-t.
Adoloshenti 16-vjeçar është me paralizë cerebrale, si shkak i një sulmi që pësoi në ditëlindjen e tij të parë, nuk mund të shkojë në Mbrëmjen e Maturës si gjithë të tjerët.
Por ai realizoi ëndrrën që çdo sportdashës e ka, kur para derës arriti ylli ndërkombëtar i ragbit, Richard Hibbad për ta shoqëruar me Jaguarin e tij luksoz.
Në video mund të shohim momentin emocionues kur 16-vjeçari i ulur në karrocë sheh idhullin e tij, dhe hidhet nga gëzimi.
E gjithë ngjarja ishte bërë e mundur nga e ëma e maturantit, gëzimi i të cilit ishte i papërshkrueshëm kur pa sportistin e preferuar.